Anglia publikon listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për “EURO 2024”

Kombëtarja e Anglisë e ka publikuar një listë zyrtare prej 26 futbollistësh që janë ftuar për të luajtur në “EURO 2024”, që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori.

Siç raportohet nga mediat ndërkombëtare, trajneri i Anglisë Gareth Southgate, i ka hequr nga grumbullimi shtatë futbollistë: Jack Grealish, Harry Maguire, James Maddison, Jarrad Branthwaite, James Trafford, Curtis Jones dhe Jarrell Quamsah.

Anglia ndeshjen e parë do ta luajë kundër Serbisë të dielen më 16 qershor me fillim nga ora 21:00.

Po ashtu së bashku me “Tre luanët” grup janë edhe Sllovenia dhe Danimarka./Klankosova.tv

Read Previous

​Shqipëria e publikon nesër listën e lojtarëve për Euro 2024

Read Next

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit