Ambasadori i Suedisë: I zhgënjyer me dialogun që s’po ec para

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Westerlund ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në dialogun e brendshëm duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të komuniteti serb në veri të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer me normalizimin e dialogut i cili nuk po ecën përpara dhe për këtë arsye mendoj që është thelbësore që të kemi dialog kombëtar apo dialog vendor për t’u përqendruar tek çështjet e vërteta qeveria të ofrojë shërbime. Shembull: Pastrimi i lumit Ibër, pastaj restaurimi i fushës së futbollit në Leposaviq, pra është mirë që të kemi këtë dialog të brendshëm”, ka thënë ambasadori Westerlund./Klankosova.tv

Read Previous

Mbappe do të jetë gati për El Clasicon ndaj Barcelonës

Read Next

Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Osmani në samitin për Ukrainën