Albin Kurti dëshmon në gjykatë për kërcënimin që mori nga Haxhi Hoti më 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviq dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti./GazetaSinjali

Read Previous

Osmani në Gjermani: Mbështesim Procesin e Berlinit, ‘Open Balkan’ është nismë e rrezikshme

Read Next

Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike