Alarm për bombë pranë burgut të Burrelit

Një pako e dyshimtë, shumë pranë godinës së burgut të Burrelit, ka ngritur në këmbë policinë e këtij qyteti.

Sipas të dhënave të policisë, në lulishten e lagjes “Pjetër Budi” është konstatuar një pako e vogël, e dyshuar me lëndë plasëse artizanale e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /Telegrafi/

Read Previous

Odise Roshi tërhiqet nga kombëtarja shqiptare

Read Next

Specialja ua vazhdon paraburgimin edhe për nga dy muaj të tjerë Krasniqit dhe Selimit