Dje u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në Gadime, ku vdiq një 12-vjeçar dhe mbetën të lënduar dy persona të tjerë, mërgimtarë nga Gjermania.
Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të automjetit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Burimet brenda QKUK-së njoftojnë se dy të lënduarit e tjerë, shoferi i veturës dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime të rënda.
Ndërsa trupi i pajetë i 12-vjeçarit, sipas këtyre burimeve është dërguar në IML për obduksion.
I mituri që vdiq është djali i gruas 33-vjeçare M.M. që u vra nga kunati i saj në Lohne të Gjermanisë, vitin e kaluar./GazetaSinjali