Aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula”

Rreth orës 18:00 është raportuar për një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia i është përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete.

Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi, ku zjarrëfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime kanë pësuar pesë persona. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

All reactions:1818

Read Previous

Mungesa e fuqisë punëtore, shqetësim në Shqipëri

Read Next

Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve në Spanjë lë të ardhmen pezull