Aksident në “Rrugën e Kombit”, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Milotit.

Sipas mediave në Shqipëri, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë “Golf” me targa të Kosovës dhe një “Mercedes”, me targa të Shqipërisë.

Nga aksidenti, sipas “ReportTv”, pesë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

Gjithnjë sipas raportimeve nga Shqipëria, të lënduarit janë të gjithë nga Kosova dhe nga e njëjta familje, të cilët thuhet se janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Thuhet se të njëjtit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Ndërsa drejtuesi i “Benzit”, i cili udhëtonte i vetëm, raportohet se mori lëndime të lehta.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta “Rruga e Kombit”, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e fortë është bërë parakalimi i gabuar i “Golfit”, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin e mjetit. /Klankosova.tv

Read Previous

​“Dora e hekurt e policisë”, 27 shoferë të arrestuar në Shqipëri

Read Next

Vrasja në Kolovicë, caktohet masa e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit