​“Dora e hekurt e policisë”, 27 shoferë të arrestuar në Shqipëri

27 shoferë janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.

Policia ka pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 18.719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, prej tyre 1.227 drejtues automjetesh që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit; 5416 drejtues automjetesh për tejkalim të shpejtësisë; 1.114 drejtues automjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit; 10.495 drejtues automjetesh për parkime të gabuara; 467 drejtues motomjetesh, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. /Top Channel/

Read Previous

Prokuroria ofroi vetëm supozime se Konjufca hodhi gaz lotsjellës, konstaton Gjykata

Read Next

Aksident në “Rrugën e Kombit”, raportohet për të lënduar