Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), vlerëson se rritja e inflacionit në Evropë është indikator që po rritet energjia e cila është boshti i ekonomisë globale.
“Inflacioni u rrit nga 2.4% sa ishte në nëntor në 2.9% në dhjetor 2023,Evropa është e shqetësuar pas që në vitin e kaluara ishte inflacioni në rënie të vazhdueshëm në BE, në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kosovë”, njofton AKB.
Sipas saj, interesi bankar në BE mbeti në shkallen më të lartë në 4% kurse në Kosovë 6-7%. “AKB vlerëson se kjo është goditje për biznesin dhe investitorët e ardhshëm në Kosovë Ballkan dhe BE”, thuhet në njoftimin e AKB-së. /RTK/