Ajsbergu që ishte për një kohë më i madhi në botë nuk është më

Ajsbergu që ishte për një kohë më i madhi në botë nuk është më.

A68, siç dihej, mbulonte një sipërfaqe prej gati 6,000 km katrorë kur u shkëput nga Antarktida në vitin 2017.

Kjo është si një vend i vogël; është e barabartë me një të katërtën e madhësisë së Uellsit.

Por satelitët tregojnë se “mega-icebergu” tani është zhdukur praktikisht, shkruan BBC.

Ai është thyer në fragmente të panumërta të vogla që Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së thotë se nuk ia vlen më të gjurmohen.

A68 u nda nga rafti i akullit Larson C në buzë të gadishullit Antarktik, dhe për një vit nuk lëvizi./Telegrafi/

Read Previous

​Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin që lejon gjykimin në mungesë të krimeve të luftës

Read Next

Aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjakovë