Ekipet e ndërmarrjes “Hortikultura”, në vazhdimësi është duke kryer punimet për mbjelljen dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Prishtina e Gjelbër është prioritet i yni”, ka shkruar Ahmeti.