Administrata e Trumpit përgatit shitjen e parë të armëve për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të aprovoj shitjen e parë të pajisjeve ushtarake për Ukrainën që kur Donald Trump mori detyrën, një indikacion që marrëveshja për mineralet e nënshkruar këtë javë nga dy vendet mund të hapë rrugën për furnizimet të reja me armë amerikane për Ukrainën, ka raportuar “The Guardian”. 

Departamenti i Shtetit la certifikuar licencën e propozuar për të eksportuar “50 milionë dollarë apo më shumë” pajisje dhe shërbime ushtarake për Ukrainën, sipas një komunikate të dërguar te komiteti i SHBA-së mbi marrëdhëniet me jashtë. Do të shënonte lejen e parë të këtij lloji që kur Trumpi pezulloi të gjitha ndihmat ushtarake të lidhura me Ukrainën pasi hyri në detyrë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten në mbrëmje ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes shumë të diskutuar të mineraleve – në kushte shumë më të mira për Ukrainën se sa është pritur më herët – ishte rezultat i takimi që ai ka mbajtur me Trumpin gjatë funeralit të Papa Françeskut të shtunën.

Zelensky e ka quajtur marrëveshjen si “me të vërtetë e barabartë”, duke thënë se ka krijuar “një mundësi për investime shumë të mëdha në Ukrainë”./koha.net/

Read Previous

Incidente në marshimet e 1 Majit në Stamboll

Read Next

Osmani publikon pamje nga pritja me nderime të larta shtetërore që iu bë në Malajzi