Abazoviq: Nuk ka zgjidhje që na lë jashtë pushtetit

Abazoviq ka vlerësuar se nuk ka zgjidhje që do ta linte atë parti jashtë pushtetit.

“Në Malin e Zi ka pak konfuzion politik, por nuk mendoj se ka një zgjidhje që do të na linte jashtë qeverisë”, tha Abazoviq.

“Ajo që u kemi premtuar partnerëve tanë në Departamentin e Shtetit është se do të kemi patjetër një paketë kontrolli të qeverisë dhe se do të mbajmë sektorin e sigurisë dhe politikën e jashtme”, tha Abazoviq.

Ai tha se qeveria e tij u përmbys nga ndikimi politik i krimit të organizuar pasi ndaloi kontrabandistët e kokainës dhe cigareve.

Abazoviq tha se “problem është presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq”.

“Ky është mendimi im personal, sepse ai është thellësisht i përfshirë në korrupsion”, tha Abazoviq për “Gardijan”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ministria e Punëve të Jashtme gjobitet me 13 mijë euro për mostransparencë

Read Next

Zbulohet trafikanti i quajtur ‘Luani i Artë’ që kalon emigrantë në Britani me gomone, fiton 1 milion paund në javë