Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Institucionet publike, janë të obliguara që t’i lejojnë palët e interesuara në Kosovë, të kenë qasje në dokumentet zyrtare. Për t’u afirmuar kjo e drejtë kushtetuese, Agjencia për Informim dhe Privatësi, nga data 26 shtator deri më 30 shtator do e shënojë Javën e Informimit, me moton “Tash edhe më lehtë”.
Komisionerja e kësaj Agjencie, Krenare Sogojeva-Dermaku, tregoi se si agjenci janë të angazhuar që të rrisin transparencën e Institucioneve në Kosovë. E njëjta, madje bëri me dije se parashtrojnë edhe gjoba, kur institucionet nuk janë transparentë sa i përket kërkesave të qytetarëve, gazetarëve apo palëve të tjera, raporton Klankosova.tv
Udhëheqësja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, tha se kanë vendosur gjobë prej 13 mijë euro ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi e njëjta s’ka qenë transparente sa i përket njoftimit për shpenzimin e parasë publike.
/GazetaSinjali/