Fenerbahce interesohet për huazimin e Vedat Muriqit

Transferimi i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi te Lazio nga Fenerbahce nuk ka qenë aspak siç pritej.

Kosovari nuk e gjeti fare formën te klubi italian, ku qëndron në bankinë shumicën e ndeshjeve, derisa shumë rrallë luan, transmeton lajmi.net.

Por, kjo formë e dobët te Lazio duket se do mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se klubi kroat e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”.

Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit, Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit.

/Lajmi.net/

Read Previous

Çfarë kërkonte xhandarmëria e Republikës Serbe në kazermën ushtarake të BeH afër Sarajevës?

Read Next

​Angli-Shqipëri, Broja pritet ta udhëheq sulmin e kuqezinjve në “Wembley”.