Futbollisti nga Kosova, Andi Hoti, nënshkruan kontratë trevjeçare me Interin. Mbrojtësi 18-vjeçar nga Kosova, Andi Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh italian, Inter.
Andi Hoti kaloi tek Interi nga Zurich në janar të vitit 2020 për 150 mijë euro. Ai është ftuar nga Simone Inzaghi te ekipi i parë i Interit për përgatitjet e sezonit të ri.
Hoti është mbrojtës, 18 vjeçar dhe luan për Kosovën U21. Muajin e kaluar ai ishte ftuar për ndeshjen kualifikuese kundër Andorrës por nuk u inkuadrua në lojë.
/newsjust24all/