Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua marrë nga 1 mijë e 200 euro me premtimin se do t’iu siguronte termin për viza pune në Gjermani.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Kamenicë para tri vitesh dhe u iniciua si “Mashtrim”
“Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.