Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekondë.

Read Previous

Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, ndërsa zyrtarë serbë të dënuar për krime kundër njerëzimit morën dënime më të ulëta

Read Next

28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit