Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 05:00 në fshatin Studime dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për media se si pasojë e përplasjes, një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te kjo ngjarje tragjike. /RTKlive