Policia e Kosovës: 86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2532 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Nafta shkon edhe për një cent më shtrenjtë

Read Next

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua