24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Një i arrestuar për dhunë në familje, sekuestrohen armë dhe municion në Gjakovë e Rahovec

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka raportuar një rast të dhunës në familje, ku një person është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në dy raste të ndara në Gjakovë dhe Rahovec janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, ndërsa rastet po trajtohen në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 14.07.2026-08:30. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit,  kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS/KANOSJE

Fsh.Skivjan, Gjakovë 14.07.2026-17:00. Raportohet se pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar informata se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, ka armë zjarri.  Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Sapniq, Rahovec 17.07.2026-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Read Previous

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në hije në Detin e Zi

Read Next

Netanyahu udhëton këtë fundjavë drejt ShBA-së, s’dihet nëse takohet me Trumpin