Ka filluar licencimi i bizneseve të kriptovalutave, kërkohet ndryshime në ligj
Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur 17 nga 20 tankerët e flotës hije të Rusisë në Detin e Azovit gjatë natës mes 14 dhe 15 korrikut.
Kjo është bërë e ditur nga komandanti i ushtrisë ukrainase Rober “Magyar Brovdi”, transmeton Telegrafi.
Madje publikuan pamjet e sulmit mbi tankerët rusë që u goditën nga fluturaket pa pilot.
Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit synojnë tankerët rusë në Detin Azov që shërbejnë si logjistikë për trupat ruse në fushëbetejë në Ukrainë.
Madje së fundmi cak i vazhdueshëm i sulmuesve me dronë ishin rafineritë ruse thellë brenda territorit rus që u goditën dhe detyruan autoritetet të ndalin prodhimin. /Telegrafi/