Ka filluar licencimi i bizneseve të kriptovalutave, kërkohet ndryshime në ligj
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka raportuar një rast të dhunës në familje, ku një person është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në dy raste të ndara në Gjakovë dhe Rahovec janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, ndërsa rastet po trajtohen në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 14.07.2026-08:30. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS/KANOSJE
Fsh.Skivjan, Gjakovë 14.07.2026-17:00. Raportohet se pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar informata se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, ka armë zjarri. Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Fsh. Sapniq, Rahovec 17.07.2026-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.