Policia e Kosovës: Mbi 800 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor lidhur me sigurinë dhe rendin publik në vend.

Sipas këtij raporti, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 20 aksidente me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Në fushën e sigurisë rrugore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 807 tiketa trafiku ndaj kundërvajtësve.

Ndërkaq, në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, 2 persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk është raportuar për raste të ndalimit policor gjatë kësaj periudhe. /RTKlive

Read Previous

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Read Next

Toto Wolff: Tani për tani kemi një makinë që mund të fitojë titullin në F1