Toto Wolff: Tani për tani kemi një makinë që mund të fitojë titullin në F1

Dy garat e para të sezonit 2026 të Formula 1 kanë nxjerrë në pah dy ekipet qartësisht superiore ndaj konkurrencës: Mercedes dhe Ferrari.

Aktualisht, balanca e fuqisë favorizon qartë makinën gjermane. Garat ishin shumë të ngushta si në Australi ashtu edhe në Kinë, por duke marrë parasysh kohët e xhiros kualifikuese është e qartë se Mercedes aktualisht ka diçka më shumë se Ferrari.

Në një konferencë për shtyp, George Russell foli për atë që ai e quan avantazhin “e dukshëm” të Mercedes: “Ferrari është më i shpejtë se ne në kthesa, por më i ngadaltë se ne në pista të drejta. Siç qëndrojnë gjërat, ne kemi avantazhin, por nuk mund ta marrim si të mirëqenë sepse padyshim e dimë që disa gjëra do të ndryshojnë brenda disa muajsh.”

Drejtori i ekipit të Mercedes, Toto Wolff, theksoi se ai pret që situata të ndryshojë nga gjendja aktuale: “Ne kemi një makinë të mirë që, në këtë fazë të kampionatit është e aftë të fitojë. Do të shohim se çfarë sulmesh politike do të nisin në javët dhe muajt e ardhshëm. Tani për tani, W17 është një makinë që mund të fitojë titullin“. /Telesport.al/

Read Previous

Policia e Kosovës: Mbi 800 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Read Next

Sylvinho shpall listën kundër Polonisë