Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar raste të lëndimit të lehtë trupor dhe dhunës në familje, ku disa persona janë arrestuar dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore në koordinim me Prokurorinë.
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Marin Barleti, Gjakovë / 18.01.2026 – 23:00.
Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi janë identifikuar janë arrestuar dhe gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në konsultim me prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
· Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.