Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje. Të dy rastet janë trajtuar nga organet kompetente, ndërsa Prokuroria ka vendosur për procedurat e mëtejme ligjore.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë-17.01.2026-08:30.
Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec/17.01.2026-21:30.
Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar (babë e djalë) njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit, janë sulmuar mes veti- nuk kanë pësuar lëndime të dukshme trupore. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.