Senegali kampion i Afrikës pas dramës së vërtetë

Senegali e ka fituar njërën prej finaleve më interesante në histori të Kupës së Afrikës në futboll. 

Të dielën në Rabat, Senegali fitoi 1:0 ndaj Marokut. Finalja e Kupës së Afrikës në Marok u vendos në vazhdime. 

Pape Gueye e shënoi golin e fitores në minutën e katërt të vazhdimit të parë. 

Fundi i kohës së rregullt ishte i jashtëzakonshëm. Fillimisht në mënyrë të dyshimtë iu anulua një gol i Senegalit. 

Më pas u dha penallti e lehtë për Marokun, në minutat shtesë. Në shenjë revolte lojtarët e Senegalit, me kërkesë të trajnerit, lëshuan fushën. 

U kthyen disa minuta më pas, kur këtë e kërkoi ylli Sadio Mane. 

Përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë e mori ylli Brahim Diaz. 

Ai provoi me “panenka”, ndërsa gjuajtjen e ndali portieri i Senegalit. 

Kështu ndeshja shkoi në vazhdime, kurse pas 120 minutave lojë festa ishte për senegalezët. 

Senegali ka fituar Kupën e Afrikës për herë të dytë. Për herë të parë triumfoi në vitin 2021./koha.net

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Lëndim i lehtë trupor dhe dy raste të dhunës në familje

Read Next

Veç në dy ditë vikend, QKUK trajtoi 900 raste