Aksident me fatalitet në Gjakovë

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, gjë që ka bërë që vetura të përplaset fillimisht me një rrethojë metalike dhe më pas të përfundojë në oborrin e një restoranti.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Dyshohet se në një moment viktima e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe duke përfunduar në hapësirën e një restoranti. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Read Previous

Presidenti i Çekisë: NATO duhet të përgjigjet ushtarakisht ndaj provokimeve të Rusisë

Read Next

Lezha tërheq turistët me historinë dhe kulturën e saj