Lezha tërheq turistët me historinë dhe kulturën e saj

Turistët po vizitojnë Lezhën jo vetëm për plazhet e saj, por edhe për historinë dhe kulturën që ruan.

Memoriali i Gjergj Kastriotit, kalatë mesjetare, muzeu etnografik dhe kishat e qytetit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, duke e kthyer qytetin në një destinacion historik të preferuar.

Muzeu etnografik ka regjistruar mbi 3500 vizita, ndërsa kalatë dhe kishat e zonës po tërheqin gjithashtu një numër në rritje vizitorësh.

“Vizitorët vlerësojnë Lezhën si një thesar historik dhe kulturor, dhe asetet e qytetit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje”, tha Zefi.

Deri në fund të vitit parashikohet që numri i vizitorëve të kalojë 30 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2024. /ATSH/

Read Previous

Aksident me fatalitet në Gjakovë

Read Next

Trump e kërcënon Afganistanin se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse s’ia kthen SHBA-së bazën e Bagramit