Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin me fatalitet në Dollc të Klinës

Një person ka vdekur dhe pesë të tjera janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës, mëngjesin e sotëm, më 21.08.2025. 

Policia bën të ditur se automjetet e përfshira ishin me targa vendore. 

Sipas tyre, aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe pasi ka arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur autobusin në pjesën ballore. 

“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor”- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Siç njofton Policia, me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu thuhet se ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. /Kallxo.com

Read Previous

Traktati kundër plastikës në ngërç, shtetet e naftës bllokojnë progresin global

Read Next

Dy problemet që i dolën Kurtit me partnerët e vegjël