24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestime për kanosje dhe armëmbajtje, mjet shpërthyes i siguruar

Në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë regjistruar disa ngjarje të rëndësishme që përfshijnë arrestime për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe veprime policore për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe sigurimin e mjeteve të dyshuara shpërthyese.

NCIDENTET KRIMINALE

VETËGJYQËSI & KANOSJE & PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJ

Malishevë / 10.08.2025 – 14:04.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor kishin kanosur njëri tjetrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 fishekë 7 copë gëzhoja, kurse nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me gas me 7 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Damjan , Gjakovë / 10.08.2025 – 11:30.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri- tjetrin. Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas me 9 copë fishekë, kurse nga i dyshuari i dytë është konfiskuar një shkop i drurit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR – GJETUR

Rahovec / 09.08.2025 – 15:00. Më datën 10.08.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendodhjen e tij. Lidhur me rastin me datë

10.08.2025 ora 23:30 personi i raportuar si i zhdukur është hasur me dy persona në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar. GJETJE E MJETIT TË PASHPERTHYER Gjakovë /

10.08.2025 – 18:40. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin njësiti policori ka siguruar vendin e ngjarjes në mënyrë që EOD e FSK-së ta tërheqin mjetin e dyshuar.

Read Previous

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Read Next

Haxhiu akuzon opozitën për zvarritjen e reformave në drejtësi