Azemi: Buxheti i Kosovës nuk duhet të jetë vetëm i punëtorëve të sektorit publik
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi dhe falënderoi inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe detyrës, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.
Sipas një postimi të policisë, për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Proda, i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. /KosovaPress/