Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve të inteligjencës mbi sulmet ushtarake amerikane ndaj Iranit, duke hedhur poshtë vlerësimet që kanë ngritur dyshime mbi efektivitetin e sulmeve.
Në një postim në Truth Social, Trump e sulmoi ashpër CNN dhe New York Times për raportimin e tyre, duke i akuzuar për përpjekje për të minuar suksesin e operacioneve ushtarake.
“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe New York Times po kritikohen nga publiku!” shkroi Trump.