Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.

Mbetjet mortore u gjetën në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Kushtrim Gara deklaroi se procesi i identifikimit u bë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.

“Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, deklaroi Gara për Klan Kosova.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe përgjegjësinë e Serbisë për zhdukjen me dhunë të mijëra shqiptarëve./Klankosova.tv

Read Previous

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50%

Read Next

Nisën para 5 vitesh, punimet në Eshtnore ende s’ kanë përfunduar