Dokumentet që janë të vlefshme për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët për procesin e votimit që do të mbahet të dielën në Kosovë.

Nga KQZ u tha se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patent-shoferin si dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një njoftim zyrtar, KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.

Dokumentet e vlefshme për votim:

Letërnjoftimi

Patentë-shoferi

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së./21Media

Read Previous

Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë

Read Next

Mbi 2360 kundërvajtës trafiku gjobiti policia në 24 orë