Multimiliarderi Elon Musk ka shkaktuar polemika në një ngjarje pas inaugurimit në Uashington, ku bëri dy gjeste ndaj turmës, duke ngritur dorën lart nga gjoksi dhe duke bërtitur, “Yesssss”.
Shikuesit e kanë përshkruar gjestin si një përshëndetje naziste, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në platformën e tij të mediave sociale X, Musk i ka quajtur kritikat një sulm “të lodhtë”.
“Kjo nuk ishte një fitore e zakonshme. Kjo kishte vërtet rëndësi. Faleminderit që e bëtë të ndodhë! Faleminderit!”, tha Musk në fjalim.