Këtë të diel ndërrohet ora, akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara
Manchester United raportohet se janë duke mbajtur një sy afër situatës së Miguel Gutierrez para hapjes së afatit kalimtar dimëror.
‘Djajtë e Kuq’ pritet që të shpenzojnë një shumë të madhe parash për ta përforcuar skuadrën gjatë muajve në vazhdim, pasi trajneri i ri Ruben Amorim po synon rindërtimin e ekipit.
Një prej pozitave kryesore që është përmendur si nevojë për ta përforcuar është ajo e krahut të majtë të mbrojtjes, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme të Luke Shaw me lëndimet.
Sipas një raportimi nga Teamtalk.com, Gutierrez tashmë është bërë një opsion i mundshëm dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh me Gironan.
Sidoqoftë, nuk është e sigurt se mund të hapen negociata për transferimin e tij, pasi ish-ekipi i Gutierrez, Real Madrid, po ashtu ka shprehur interesim për të.
‘Los Blancos’ ende zotërojnë 50 për qind të klauzolës së Gutierrez dhe një klauzolë riblerje prej 8 milionë eurosh, si pjesë e marrëveshjes kur e shitën atë në 2022.
Gutierrez me gjasë pritet që të kërkojë siguri sa i përket rolit të tij në skuadër, para se të konsiderojë ndonjë largim të mundshëm./Telegrafi/