Zidane nuk pati asnjë dilemë në emërimin e golit ‘më të bukur’ të karrierës së tij

Zinedine Zidane shihet me të drejtë si një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Francezi legjendar magjepsi tifozët për gati dy dekada me stilin e tij elegant të lojës dhe aftësinë për të shënuar gola spektakolar.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar, Zidane shënoi 156 gola në futbollin klub dhe ndërkombëtar.

Dhe kur u pyet se cili ishte i preferuari i tij, mesfushori legjendar sulmues nuk kishte asnjë dyshim.

Duke folur për kanalin zyrtar të Real Madridit në YouTube, Zidane zgjodhi golin kundër Bayer Leverkusen në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2002 në Hampden Park si “më të bukurën”.

“Më i miri dhe më i bukuri, më i rëndësishmi, është goli kundër Leverkusenit”, deklaroi Zidane.

“Mendoj se është është kryesori për mua në Ligën e Kampionëve. Më duhej vetëm ky gol për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Nuk është një zgjedhje origjinale, por është një gol që është…”, shtoi Zidane.

“Spectakolare”, shtoi intervistuesi. /Telegrafi/

Read Previous

Vlera e Bitcoin po shkon drejt 70,000 dollarëve

Read Next

FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit