Trump dhe Zelensky mund të zhvillojnë një takim javën e ardhshme

Kandidati republikan për president, Donald Trump tha të mërkurën se ai “ndoshta” do të takonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë në SHBA javën e ardhshme.

Zelensky do të flasë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi luftën e Rusisë në vendin e tij.

“Ndoshta, po”, tha Trump në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari nëse ai do të takohet me udhëheqësin ukrainas.

Trump nuk dha detaje të tjera.

Zelensky tha në gusht se donte t’i paraqiste një plan paqeje Presidentit të SHBA Joe Biden, zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe Trump.

Ndërsa Trump dhe Zelensky biseduan në telefon në korrik, ata nuk kanë biseduar personalisht që nga mandati i Trump 2017-2021. /Albanianpost.com

Read Previous

Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge

Read Next

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit