Grevë në aeroportin Charleroi në Belgjikë, anulohen fluturimet

Një grevë 24-orëshe është njoftuar për ditën e sotme në aeroportin Charleroi në Belgjikë.

“Të gjitha fluturimet që nisen dhe mbërrijnë në aeroportin Charleroi janë anuluar,” tha  drejtoresha e komunikimeve e Charleroi, Nathalie Pierard.

Siç theksojnë mediat belge, udhëtarët këshillohen të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë linjën e tyre ajrore. /abcnews.al

Read Previous

Nga lavdërime te mbyllja: Stadiumi “Fadil Vokrri” në punime për 25 ditë për rritjen e barit natyral

Read Next

Pal Skiroi, studiuesi arbëresh zbuluesi i Mesharit të Buzukut