Kombëtarja e Shqipërisë e nis në Pragë aventurën në edicionin të ri të Ligës së Kombeve.
Sonte, me fillim nga ora 20:45 përballë kuqezinjve është ekipi i Ukrainës, me ndeshjen që për shkak të luftës do zhvillohet në fushë neutrale.
Veç Ukrainës, për Ligën B në Grupin 1 Shqipëria ka rivalë edhe Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Manaj
/GazetaBlic Sport/