Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Noizyt, Stresit dhe Dj Crax

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të reperit Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy dhe DJ të tij, Crax.

Noizy dhe DJ Crax janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Lezhë.

Ata ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Noizy dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër. Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni./AlsatM

Read Previous

Fernando Alonso komenton ardhjen e Mbappes

Read Next

Ceballos për Vinicius: “Për momentin është më i miri në botë”