​Siguria e sportistëve në Paris, Macron fton në takim 100 krerë shtetesh

Siguria e Lojërave Olimpike po bëhet një dhimbje koke në rritje për përgjegjësit në Paris. Sot, presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ftuar pothuajse 100 krerë shtetesh në një darkë në Luvër.

Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, e cila mbështetet në burime nga aparati më i afërt i sigurisë, mes tyre mund të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nëse Zelenskyj vjen vërtet në Paris, ai do të shoqërohet nga një rrethim i madh i forcave të sigurisë, siç ishte rasti në fillim të qershorit.

Policia dhe xhandarmëria tashmë po rrethojnë me rigorozitet zonën për darkën sekrete në Luvër. Muzeu lejohet të rihapet vetëm të shtunën. /KosovaPress/

Read Previous

Pritje të gjata te Dheu i Bardhë edhe sot

Read Next

UNDP: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e krerëve të shtetit