Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Fjalimi i Joe Biden pasi u tërhoq nga gara presidenciale në SHBA

Jo Biden, në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se tanimë po ia kalon stafetën brezit të ri dhe u tha amerikanëve se e do aq shumë vendin e tij, sa po e bën këtë për Amerikën.
Biden, 81 vjeç, u përball me kritika të shumta dhe me thirrje që të tërhiqej nga gara, sidomos pas debatit me kandidatin Donald Trump. Rreth 36 senatorë dhe figura të ndryshme publike kërkuan dorëheqjen e tij. Biden njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të hiqte dorë nga gara dhe shpjegoi se ky ishte vendimi i duhur.
Benjamin Netanyahu kërkon mbështetjen e SHBA, ndërsa zotohet ta vazhdojë luftën në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan, u shpreh se lufta në Gaza do të vazhdojë dhe Izraeli do të triumfojë. Madje, ai kritikoi protestuesit amerikanë, të cilët e pritën mbërritjen e tij në Uashington me demonstrata.
Fjalimi i Netanyahu-t u bojkotua nga zyrtarë të lartë demokratë, teksa mijëra njerëz thërrisnin jashtë Kongresit për armëpushim në Gaza dhe për t’i dhënë fund krizës humanitare me të cilën po përballen palestinezët prej disa muajsh.
Nepal/ Rrëzohet avioni; mbijeton vetëm piloti

18 persona gjetën vdekjen pasi një avion u rrëzua dhe mori flakë në ngritje nga Katmandu; kryeqyteti i Nepalit. Të gjithë personat në bord humbën jetën, përpos pilotit.
Ai po merr trajtim në spital, pasi u shpëtua nga rrënojat e avionit. Në këtë fluturim, ndodheshin 17 punonjës së kompanisë “Saurya Airlines”, përfshirë stafin teknik dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Deputetja Flutura Açka jep dorëheqjen nga grupi i PD

Deputetja Flutura Açka, përmes një postimi në Facebook, lajmëroi se do të largohet nga grupi parlamentar i partisë Demokratike, si dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias.
Ajo është shprehur se pas aktit të djeshëm ka vendosur të mos i bëjë “sehir minimit të demokracisë” dhe me një letër drejtuar Lindita Nikollës, ka bërë me dije vendimin e saj. /anabelmagazine/