Sot protestohet në Shkup për Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e UÇK-së të arrestuar në Maqedoni të Veriut

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës./Indeksonline.net/

Read Previous

​Rriten rastet e zjarreve, por mungojnë zjarrfikësit

Read Next

Varianti i ri i COVID-19 po përhapet në Australi