Osmani për sulmin ndaj Trump: Çdo lloj dhune politike është e papranueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe të gjithë amerikanëve të prekur dje në Pensilvani.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në takimin e Pensilvanisë”, ka shkruar ajo në X.

Osmani tutje ka dënuar dhunën politike.

“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka vazhduar Osmani./rtklive

Read Previous

Kontrollohet shtëpia e një personi në Zveçan

Read Next

Fluks në akset rrugore, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën