Kurti për emërimin e Rutte si shef i NATO-s: Në Kosovë e festojmë këtë lajm

Kryeministri Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Mark Rutte në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së.

“Ne në Kosovë e festojmë këtë lajm dhe jemi të etur për të vazhduar marrëdhëniet e forta që gëzojmë me ju në këtë kapacitet të ri”, ka shkruar Kurti teksa ka uruar shefin e ri të NATO-së, Rutte.

Në anën tjetër edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se përvoja dhe njohuritë e tij do të forcojnë familjen euro-atlantike.

“Mezi presim të punojmë së bashku për avancimin e anëtarësimit të Kosovës dhe arritjen e paqes së qëndrueshme”, ka shkruar ajo./rtklive

Read Previous

Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?

Read Next

Biserko: BE-ja ishte më përkrahëse ndaj Serbisë, ndërsa Kosovën e sanksionoi