Një grua 42-vjecare dhe një fëmijë 3 vjeçar, nënë e bijë, kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-së në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Nga policia është thënë se tashmë personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.
“I dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet e tjera relevante.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është thënë se trupat pa jetë janë dërguar në në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Albanianpost.com