Salla Operative e Policisë Tiranë: Mbi 1200 telefonata nga qytetarët gjatë 24 orëve

Numri i telefonatave në Sallën Operative të Komandimit në Policinë e Tiranës ka pësuar rritje. Ky është një nga momentet e përditshmërisë në Sallën Operative të Komandimit në Policinë e Tiranës.

Me më shumë se 40 efektivë, të ndarë në tri turne gjatë 24 orëve, ajo përballon një fluks të lartë telefonatash, numër që dyfishohet në raste të jashtëzakonshme.

Inspektor i Parë, Nuri Binaj me mbi 35 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit, rrëfen ngjarjet më të rënda që ka përjetuar, por edhe momentet kur qytetarët kanë telefonuar dhe falënderuar sallën për ndihmën e dhënë. “Raportojnë, por kërkojnë të mos t’i dalë emri”, shprehet ai.

Përmes teknologjisë dhe stafit, kjo Sallë bën koordinimin në kohë reale të sektorëve të ndryshëm në dikasterin blu.

Për qytetarët, projekti parashikon aksesin në një aplikacion që përdoret në telefonat inteligjentë, ku mund të shikojnë me foto e video shkeljen./RTSH/

Read Previous

Kusari-Lila: BE të ndryshojë qasjen në dialog

Read Next

Fluks në doganën e Morinit